Vevçani kërkon heqjen e udhërrëfyesit në gjuhën shqipe

Komuna e Vevçanit ka kërkuar nga Agjencioni për rrugë shtetërore që ta largojë tabelën për udhërrëfyes në gjuhën shqipe e cila është vendosur në rrugën Strugë-Dibër.

Në tabelë përveç në gjuhën maqedonase dhe angleze Vevçan është shkruar edhe në gjuhën shqipe.

“ Komuna e Vevçanit ka reaguar menjëherë deri të Agjencioni për rrugë shtetërore për udhërrëfyesin në gjuhën shqipe. Nëse nuk korrigjohen shenjat e udhërrëfyesit, Komuna e Vevçanit do të ndërmerr masa, së bashku me inspektorët e policisë, për largimin e të njëjtës”, ka deklaruar Gjorgji Vlajnkinovski nga kabineti I Kryetarit të Komunës së Vevçanit.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button