Vin Diesel, konfirmon realizimin e Furious 8

Pas hamendësimeve se nuk do të ketë më realizime të filmit mjaft të pëlqeyr Fast & Furious, tashmë vendimi përfundimtar është marrë. Do të jenë dhe tri pjesë të tjera ku do të interpretojnë aktorët e familjes së madhe të Furious, duke e çuar kështu në 10 numrin e Fast & Furious.

Pas suksesit të padiskutueshëm të Furious 7 nuk kishte si të mos mendohej për realizimin e mëtejshëm të Furious 8, ka theksuar Vin Diesel. Aktori shumë i dashur për fansat ka shkruar në faqen e tij në Facebook se është i lumtur për këtë vendim dhe shpreh falenderime për të gjithë fansat, që sipas tij i kanë dhënë sukses filmave të realizuar më parë, transmeton TvKlan.

“Ajo që i jep më shumë kuptim Fast & Furious është prania juaj e përhershme, duke u bërë pjesë e familjes madhe. Ne e realizojmë këtë film me zemër, ndaj kemi arritur të bëjmë histori”, shkruan Diesel.

Lajme të ngjashme

Back to top button