Arratisen rreth 600 persona nga burgu në Republikën e Afrikës Qendrore

Njoftohet se janë arratisur të gjithë të burgosurit që ndodheshin në burgun qëndror në kryeqytetin Bangui në Republikën e Afrikës Qendrore, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga dëshmitëarët theksohet se 600 të dënuar që ndodheshin në burgun qëndror në Bangui janë arrtisur dhe shpërndarë në lagjet e kryeqytetit.

Gjtihashtu theksohet se nuk janë dhënë informacione në lidhje me kushtet dhe situatën e arratisjes, ku edhe nga autoritetet e Republikës së Afrikës Qendrore nuk kanë bërë asnjë deklaratë në lidhje me ngjarjen.

Ndërsa mësohet se në burg qëndronin anëtarë të grupit musliman Seleka dhe të grupit kristian Anti-Balaka të cilët shpeshherë janë në konflikte me njëri tjetrin.

Si pasojë e kryengritjes në dhjetor 2012 të grupit Seleka kundër Presidentit kristian, François Bozie vendi ishte përfshirë në një krizë.

Ndërsa pas rrëzimit të Bozize në muajin mars 2013 dhe pas ardhjes në detyrë të Presidentit musliman, Michel Djotodia në konfliktet me grupeve anti-Balaka me Seleka mijëra persona patën humbur jetën si dhe afërsisht 1 milion të tjerë braktisën shtëpitë e tyre.

Në muajin maj në Forumin Bangui të mbajtur në kryeqytet liderët e grupeve anti-Balaka dhe Muslimanëve Seleka patë nënshkruar një marrëveshje çarmatosjeje.

Lajme të ngjashme

Back to top button