Tetovari sulmohet nga gruaja dhe djali

Mbrëmë në shtëpinë e 55 vjeçarit nga Tetova ka ndodhur një Horror dramë familjare.

XH.E ka lajmëruar në polici gruan e ti 41 vjeçare H.E për shkak se kjo e fundit e ka kërcënuar se do ta vriste.

Drama, sipas policisë, ka filluar në mbrëmje kur bashkëshorti ka kërkuar nga gruaja e tijë që ta tregonte fitimin e ditës ose të tregonte mallin që është dashur të shiste në treg.

Pasi që ai nuk mori as parat e as mallin, filloi grindja me bashkëshorten ku kjo e fundit e ka kërcënuar me thikë. 

Në grindje është përfshirë edhe njëri nga fëmijët e çiftit, pas çka tetovari ka lajmëruar disi policinë.
Policia ka mbërritur me kohë në vendin e ngjarjes dhe po punon në zbardhjen e rastit.

Lajme të ngjashme

Back to top button