PDSh – Dollnen: Koalicioni me VMRO-në i pavërtetë

Në reagimin me shkrim, PDSH e Dollnenit i quan tendencioze dhe të pavërteta informacionet e publikuara, duke ofruar për provë procesverbalin e mbledhjes së Këshillit Komunal, ku është votuar për objektin e kultit. 

PDSH Dollnen  thotë se këshilltarët e saj kanë lëshuar mbledhjen, bashkë me këshilltarët e partive të tjera shqiptare, për shkak të mosarritjes së konsensusit mes qytetarëve për çështjen e kishës në fshatin Peshtalevë. 

“PDSH në mënyrë unanime dhe demonstrative e lëshuan mbledhjen, duke mos marrë pjesë në mbledhje dhe duke injoruar votimin e Këshillit. Për hir të së vërtetës, përveç 3 këshilltarëve të PDSH-së, 1 të RDK-së, mbledhjen e lëshuan edhe 3 këshilltarët e BDI-se, pra gjithsej 7 këshilltare. Në mbledhje ngelën 4 këshilltaret e VMRO-së, 2 të PEI-t të Fiat Canoskit dhe 2 të LSDM-se, gjithsej 8 këshilltarë të cilët votuan pro vendimit për ndërtimin e kishës. Këtë mund ta verifikoni ne procesverbalin e mbledhjes”, thuhet në përgënjeshtrimin me shkrim. 

Lajme të ngjashme

Back to top button