Prishet koalicioni i ‘Dinjitetit’ dhe LSDM-së

Partia “Dinjiteti” ka njoftuar ndërprerjen e koalicionit me Lidhjen Social-Demokrate të Maqedonisë (LSDM). 

Vendimi, me arsyet e tij, do të zbardhet sot nga kreu i kësaj partie, Stojançe Angelov. 

Sipas informacioneve që posedojnë mediat maqedonase, një vendim i tillë është sjellë nga partia që javën e kaluar. 

Ndër arsyet për ndërprerjen e bashkëpunimit, thuhet të jetë mospërputhja e qëndrimeve me ato të kreut të ri socialdemokrat, Zoran Zaev.

Lajme të ngjashme

Back to top button