Kaosi i trafikut në Tetovë bllokon automjetin e zjarrfiksave!

Në një përpjekje për të intervenuar sa më shpejt në luftën kundër zjarrit, automjetet e zjarrfikësve të Tetovës, janë të bllokuar në kaosin e trafikut të qytetit.

Komandanti i njësisë së zjarrfiksave, Uka Aliti ka theksuar se kjo pamje është e zakonshme dhe çdo vonesë e tyre, varet jeta e njerëzve dhe dëmtime të mëdha materiale.

Ai ka apeluar tek autoritetet komunale, që sa më shpejt të jetë e mundur për të rregulluar kaosin me makinat e parkuara, dhe për të zgjeruar rrugët, në mënyrë që automjetet e zjarrfikëse, në kohë të përgjigjen ndaj çdo thirrje të qytetarëve të rajonit të Tetovës.

Aliti më tej theksoi se ka mungesë të madhe të pajisjeve të tjera për mbrojtje nga zjarri.

Lajme të ngjashme

Back to top button