G.V. “Bashkimi” dëbohen nga shkolla e vrojtuesve të Maqedonisë

Grupi i vrojtuesve “Bashkimi” nga Kërçova, vazhdojnë të shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj  kryesisë së Lidhjes së  Vrojtuesve të Maqedonisë dhe këtë radhë për shkak që anëtari i grupit të tyre, nuk është lejuar të marrë pjesë në shkollën katër ditore për instruktor vrojtues të shkallës së parë që realizohet në Brezicë të Katllanovës.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së enjte, kur anëtarët e dy grupeve të vrojtuesve nga Kërçova “Bashkimi” dhe “Mirko Mileski” kanë arritur në lokacionet e shkollës në Katllanovë. Atëherë, anëtari i zyrës së Lidhjes së Vrojtuesve të Maqedonisë, Filip Unoski, ka lejuar brenda vetëm anëtarët e “Mirko Mileski” duke e mbyllur derën për anëtarin e “Bashkimit” me fjalët “Ti nuk ke te drejtë të marrish pjesë këtu”. Në atë moment, edhe anëtarët e “Mirko Mileski”, me në krye Çedomir Arsovskin, njëherë edhe udhëheqës i shkollës në fjalë, kanë vendosur që ta bojkotojnë shkollën në shenjë përkrahje për kolegët e tyre.

Sipas kryetarit të G. V. “Bashkimi” ky është një nacionalizëm dhe shovinizëm i shprehur hapur nga ana e tyre duke marrë parasysh që ky nuk është rasti i parë kur ato diskriminohen në baza etnike.
G.V. “Bashkimi” para disa muajsh u përballë, pak a shumë, me të njëjtën situatë kur edhe përkundër kërkesës së tyre, projekti i quajtur “Agora” u realizua vetëm në gjuhën maqedonase dhe grupi vendosi që të bojkotojë atë.

Në ndërkohë, Filip Unoski, ka lëshuar një letër në adresë të G.V.”Bashkimi” në të cilën kërkon falje për, siç e quan ai, veprimin e pamatur të tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button