Elma Bojaxhiu: Lumturia vjen nga aty kur nuk e pret (Intervistë)

Elma Bojaxhiu, e lindur më 08.09.1993 në Prizren (Kosovë). Shkollën fillore e kreu në vendlindje më pas vazhdoi edhe gjimnazin e shkencave të natyrës, në Gjimnazin Xhon Buzuku në Prizren. Pas një viti u regjistrua në universitetin shtetëror të Prizrenit në degën ”Edukim parafillor”. Ajo sapo ka botuar librin me poezi “Shushurimë zemre”. Pasioni më i madh që kishte autorja në fjalë ishte të shkruante poezi, ta shuante mallin që e kishte përbrenda saj, inspirimi më i madh i vinte nga udhëtimet, natyra e pastër që e Krijoi Zoti… Poetja për më shumë thotë: Lumturia vjen nga aty kur nuk e pret, uroj të kesh durim, një ditë çdo gjë do bëhet siç dëshiron ti! Mjaftoni të keni ambicie për tu mos u ndalur së shkruari, qëndro me njerëz të zellshëm dhe të mbushur me dashuri.

Intervistoi: Hamzi IBRAIMI

Na flisni pak lidhur me dëshirën tuaj për tu marr me krijimtari letrare, si keni filluar të shkruani?
Elma Bojaxhiu:
Esenca e gjithë kësaj se si fillova të merrem me poezi është çështje e pazgjidhur mendoj, sepse nuk është diçka që fillova dje, dhe do e mbaroj nesër. Qysh në moshë të re kisha privilegj të bëhem një poete e mirëfilltë, dhe shpresoj që tija arrij. Të shkruaj poezi e kam nisur qysh ne fëmijëri. Në shkollë fillova ta dua më shumë letërsinë, njëkohësisht ta dua kombin dhe gjithçka çka ka të bëjë me diçka që më motivon shqip! Ne shkolle isha e dalluar për shkruarjen e eseve, leximin e librave të ndryshëm, vazhdimisht isha kontakt me lapsin dhe shënoja më së shumti poezi. Te poezia e gjeja veten shpirtërisht të qetë, me njerëz të dashur dhe e kthjelltë në mendje. Dhe mund të them thjeshtë është diçka që vjen si dhuratë nga Zoti, edhe për këtë e ndjej veten të privilegjuar për këtë mirësi.

Çfarë dëshironi t’i komunikoni lexuesit përmes shkrimeve tuaja?
Elma Bojaxhiu:
Të dashurve të mi, si miqve, familjarëve dhe gjithë të dashurve që i duan librat mund t’ju përcjell një mesazh të shkurtër për ta rreth asaj se çfarë dëshiroja të them me fjalët që i shndërrova në poezi. Duke pasur parasysh se shpirti duke qenë i bukur, aj vetë e do të bukurën, përbrenda nesh ekziston një imazh i përsosur simpatik dhe gjithmonë që e mendojmë se përbrenda nesh kemi diçka më të bukur se sa mund ta shohim dhe gjithmonë punojmë në bazë të atij imazhi që nesër do e kemi të servuar përball nesh! Gjithçka që ekziston sot në botën tonë ka një imazh fantastik, dhe çdo gjë e ka mesazhin e vetë ashtu sikurse çdo poezi përbrenda përmban mesazhin e tij që është si indikator të çdo njeri! Poezitë janë të përkushtuar gjësë më të bukur që mund të ekzistojë në botë, dhe më të dashur për çdo njeri, ajo quhet dashuri. Atë ia kam kushtuar njerëzve në tërësi që janë të mbushur me energji dhe din të ‘të japin vlera, të çmojnë dhe ta bëjnë edhe më të bukura ditët kur gjendesh pranë tyre! Sepse dashuria as nuk është në papajtueshmëri me fenë, e as e ndaluar me ligj, sepse çdo zemër është në duart e Allahut. E dashuria më e madhe që vlen të theksohet edhe tek poezitë e mia është dashuria ndaj Krijuesit që na bëri edhe më të bukur neve, përderisa na dhuroi jetë dhe ditë të bukura.

“Shushurime Zemre” çfarë paraqet për ju ky titull?
Elma Bojaxhiu: “
SHUSHURIMË ZEMRE” e kam titulluar kështu mbase ne gjithmonë në vete mbajmë fjalë që si themi dot, mundohemi ti mbulojmë ato por gjithmonë na lëvizin zemrën me zhurmën që krijohet brenda saj dhe mendoj kjo është “SHUSHURIMË ZEMRE” që na japin kahje/drejtimin se në çfarë gjendje dhe çfarë ndjejmë kur jemi po në atë fazë, Pra janë “SHUSHURIMAT e Dashurisë që lëmon zemrat tona dhe na jep fjalë të mbushura me fraza më të bukura të dashurisë.

Çfarë ju motivon me se shumti?
Elma Bojaxhiu:
Sigurisht të shkruash nuk është e lehtë, por nëse shkruan vazhdimisht besoj se një ditë fjalët më shumë do të marrin vlerë. Mbi te gjitha të kesh inspirim është pjesë e jetës sonë, por ti vendosesh ato fjalë në fletë paksa e vështirë, duhet të kesh një përqendrim të bukur të ndikoj thellësisht në brendësi. Ajo që më ndikon më shumë për shkrimin e poezive është udhëtimet, natyra e pastër, shoqëria, leximi i librave dhe sigurisht dhe vetë qenia ime që më shtyn të reagoj për atë që më del përbrenda.

Cilin nga shkrimtaret e merrni si shembull për ta ndjekur në krijimtarinë tuaj, dhe cilat janë pasionet tuaja përveç shkrimit?
Elma Bojaxhiu:
Sot është më se e domosdoshme ta ndjekësh dikë që të inspiron dhe të jep dritë edhe poezive, gjithsesi ndjek disa prej poetëve të shquar, Fatmir Mujën, Shqipe Palloshi, Ibn Hazmi që gjithmonë me fjalët e tij ndikuese dhe shumë domethënëse. Pasionet tjera që kam janë leximi i librave, të merrem me sport, ecja në natyrë dhe notimi.

Cilat janë synimet tuaja për të ardhmen?
Elma Bojaxhiu:
Synimet e mia për të ardhmen janë të bëhem një poete me ambicie më të mëdha, me më shumë vlerë dhe synime deri aty ku dora ime mund të shkon. Fal Zotit të tregoj se të jesh “Femër” nuk do të thotë të mos shkosh shumë larg, por un mendoj se neve na mungojnë ambiciet dhe vetëdija jonë. Gjithmonë mund të ja arrish aty ku synon ti, mjafton të kesh një pëshpëritëm në vetvete dhe ta ngresh zërin dhe të përpiqesh çoftë edhe për një punë të vogël.

Lajme të ngjashme

Back to top button