“Fast & Furious”, aktori Vin Diesel konfirmon pjesën e fundit

Përmes një postimi në rrjetin e tij zyrtar Facebook, aktori Vin Diesel ka konfirmuar sot se do të realizojë pjesën e fundit të filmit Fast & Furious. Në postimin e tij aktori i njohur ka falënderuar të gjithë fansat e tij për mbështetjen e tyre që i kanë dhënë përgjatë këtij udhëtimi.

Postimi i Vin Diesel:

“Fansat e sagës Fast & Furious janë fansat më të mirë në botë… Që kur jam bërë Producent në vitin 2008, keni qenë me mua në çdo hap të rrugës… me pak fjalë, më keni dhënë një mbështetje të paçmueshme. Faleminderit. Partneri im i prodhimit, Neal, do të dëshironte shumë që unë të nënshkruajë si regjisor, por kjo është një franshizë shumë e veçantë, kështu që këto çështje duhet të trajtohen me shumë kujdes. Për të qenë i qartë, askujt ende nuk i është ofruar për të qenë në krye të Fast 8… lëre më për të parë skriptin. Universal ka qenë shumë e mirë me mua dhe shumë e besueshme për vizionin… ajo ka qenë si një familje… I kam premtuar studios se do t’i japë Trilogjinë e fundit për t’i dhënë fund kësaj sage”

Lajme të ngjashme

Back to top button