Paketimi i ri i ujit të cilin mund ta hani

Plastika mund të ketë qenë e ardhmja ndonjëherë, por ajo doli se vetëm po shkatërron mjedisin ku jetojmë. Kjo tronditi vizionin e Skipping Rocks Lab, ata krijuan mbështjëllëse uji të bazuar në xhel prej algave të detit. Njerëzit do munden të konsumojnë këta mbështjellës në formë topi duke kafshuar atë dhe të fikin etjen e tyre. Këto mbështjellës uji quhen Ooho!, me siguri emri i këtyre mbështjellësve u inspirua nga shprehja të cilën të gjithë e thonë pasi të pijnë ujin.

Laboratori fitoi një investim nga Instituti Europian i Inovacionit dhe Teknologjisë në vlerë prej 20,000 € (i cili përkthehet në rreth $ 22,368). Si funksionon kjo sferë ose ujë? Shkencëtarët shfrytëzuan frutat si frymëzim për mënyrat e shpërndarjes së lëngjeve. Sferat më të vogla përdorin membrana të dyfishta për të mbajtur ujin brenda.  Për të fituar këtë prodhim së pari, uji duhet ngrirë, mbështjellja e saj përmban kombinim të klorid kalciumit dhe natrium alginate. Pasi të pëlcet, membrana mbetet jashtë, të cilën më pas ju mund ta konsumoni. Ndërsa ky format nuk është pikërisht zëvendësimi më i mirë i një shishe me ujë, por Ooho është padyshim në drejtimin e duhur.

Lajme të ngjashme

Back to top button