Hahn nesër në Beograd, me kryeministrin Vuçiq do të vizitojë qendrën e refugjatëve në Shid

Kryeministri i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takojë nesër në Beograd, komisionerin evropian për Politikën Fqinjësore dhe Zgjerimin, Johanes Hahn.

Gjatë takimit, kryeministri Vuçiq dhe eurokomisioneri Hahn do të vizitojnë qendrën pranuese në Shid, e cila gjendet në rrugën që të dërgon në kufirin me Kroacinë.

Pas vizitës në Shid, Vuçiq dhe Hahn do të marrin pjesë në drekën e përbashkët në vilën “Bokeljka” në Beograd, ndërsa pas kësaj do të mbajnë një konferencë për mediat.

Lajme të ngjashme

Back to top button