Milanoviç: Serbia bën presion shumë të madh ndaj Kroacisë

Kryeministri kroat, Zoran Millanoviç gjatë konferencës së jashtëzakonshme për media në selinë e qeverisë kroate, lidhur me mbylljen e vendkalimit kufitar në Bajakovo dhe ashpërsimin të marrëdhënieve mes Zagrebit dhe Beogradit, ka akuzuar qeverinë e Serbisë për lëshimin e pakontrolluar të refugjatëve në kufirin kroat në marrëveshje me hungarezët, dhe për ekonominë gri e cila fiton në transportin e refugjatëve. Milanoviç tha se Kroacia e ka mbyllur kufirin për shkak të fluksit të madh të refugjatëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Ai shpjegoi se Kroacia në Bajakovo, kalimin kufitar me Serbinë në autostradën Zagreb-Beograd, ka bllokuar hyrjen e kamionëve nga Serbia për arsye sepse Serbia në marrëveshje me Hungarinë të gjithë refugjatët i ridrejtoi në Kroaci.

Qeveria serbe në mesnatë kishte ndaluar importimin e të gjitha mallrave në Serbi, ndaj së cilës Qeveria kroate u përgjigj duke mos lejuar kalimin e automjeteve me targa të Serbisë, dhe as qytetarëve të cilët posedojnë pasaportë serbe.

– Serbia bën presion ndaj Kroacisë –

Milanoviç u tha autoriteteve serbe të ngrenë kampet për refugjatët ashtu siç bëri Kroacia dhe që refugjatët të ridrejtohen në drejtim të Hungarisë. Ai akuzoi Serbinë se gjatë tërë kohës pa asnjë kontroll kishte lëshuar refugjatët nëpër territorin e vet, dhe se janë organizuar vetëm pasi që refugjatët me autobusë u sollën në kufirin kroat.

Ai tha se Serbia me refugjatët bën presion shumë të madh ndaj Kroacisë-

“Ne nuk kemi të drejtë ti kthejmë ata, por jemi të ndryshëm dhe nuk e kemi ndërmend ta bëjmë këtë. Ne pranojmë faktin se Serbia i lëshon njerëzit, që nuk i transporton fare, pra ata pa kontroll udhëtojnë nëpër Serbinë nga jugu deri në veri. E, pastaj në veri organizohen në drejtim të Kroacisë“, ka thënë Milanoviç

Kryeministri kroat tha se vendi i tij brenda tetë ditëve ka pranuar 40.000 njerëz të cilët përsëri shkuan në kufirin me Hungarinë dhe përfundoi se muret hungareze nuk funksionojnë.

“Kjo që po ndodhë me Serbinë është në dëm të Serbisë. Ky kërcënim ndaj kompanive kroate në Serbi, por këto janë kompanitë serbe. Kompanitë tona atje punësojnë popullin serb dhe paguajnë taksat në Serbi dhe këto mallra shesin në Serbi apo vendet e tjera. Nëse përpiqen t’i dëmtojnë ato, do ta dëmtojnë më shumë veten“, ka thënë Milanoviç.

– Qytetarët duhet të dinë se çfarë bën Qeveria-

“Qytetarët serb duhet të dinë çka bën qeveria e tyre”, tha Milanoviç, dhe shtoi se nuk do të lejojë që “nga ne të bëhen budallenjtë dhe që të gjithë, absolutisht të gjithë, të dërgohen drejt Kroacisë“.

Milanoviç tha se presioni ndaj kufirit kroat nuk është i kontrolluar dhe se i ka ofruar Vuçiçit 50 autobus që refugjatët në mënyrë të organizuar të transportohen nga jugu për në veri dhe jo “të mashtrohen, të bëhen dallavere dhe t’ju merren paratë“. Ai tha se nga kjo punë disa njerëz në Serbi tashmë një kohë janë duke jetuar dhe se kjo u bë pjesë e ekonomisë së tyre, por se ai nuk do të lejonte që kjo të bëhej edhe në Kroaci.

“Esenca e kësaj është të na hiqet barra“, porositi Millanoviç dhe shtoi se serbet dhe hungarezët luajnë së bashku.

“Shpresoj se nuk i kanë thirrur rusët dhe kinezët në ndihmë“, tha, ndër tjerash, Millanoviç.

Ai tha se mediat serbe transmetojnë çdo gjë që dëgjojnë nga autoritetet dhe se një pjesë e tyre absolutisht u beson autoriteteve, dhe vuri në dukje se kjo situatë në Kroaci është “më normale”.

Lajme të ngjashme

Back to top button