Zv. Ministri amerikan i Mbrojtjes dha dorëheqjen

Zëvendësministri i parë amerikan i Mbrojtjes Ashton Carter dha dorëheqje. “Sot u takova me Ashton Carter dhe pa dëshirë pranova vendimin e tij për të dhënë dorëheqjen nga posti i Zëvendësministrit të parë të Mbrojtjes, duke filluar nga 4 dhjetori”, – tha Shefi i Pentagonit, Chuck Hagel.

Sipas fjalëve të tij, Carter ka punuar në mënyrë efektive si nën udhëheqjen e tij, ashtu edhe si zëvendës i krerëve të mëparshëm të Pentagonit, Leon Panetta dhe Robert Gates.

Ministri e falenderoi zëvendësin e tij për shërbimin dhe uroi që ndryshimet e kuadrove të mos ndikojnë në mbarëvajtjen e punës. Arsyet e dorëheqjes nuk janë bërë të ditura.

Lajme të ngjashme

Back to top button