Nuk ka haxhinj të vdekur nga Shqipëria dhe Kosova, pritet konfirmim për shtetasit e Maqedonisë

Asnjë haxhi nga Shqipëria dhe Kosova nuk ka humbur jetën në rrëmujën e cila ndodhi sot si pasojë e shtyrjeve të haxhinjve në Mina të Arabisë Saudite, ndërkohë që Bashkësia Islame e Maqedonisë akoma nuk është prononcuar.

Nga Komuniteti Musliman i Shqipërisë konfirmojnë se në mesin e haxhinjëve të vdekur nuk ka shtetas të Shqipërisë, ndërsa të njëjtin konfirmim e ka dhënë  edhe Ahmet Sadriu nga Bashkësia Islame e Kosovës.

“Nuk ka viktima në mesin e kosovarëve” ka thënë për AA,Sadriu.

Nga Bashkësia Islame e Maqedonisë nuk ka informacione lidhur me fatin e haxhinjëve nga ky shtet. .

Ndërkohë paraprakisht mësohet se viktima nuk ka as nga Mali i Zi dhe Bosnje dhe Hercegovina, si dhe në  Serbi nuk ka ende konfirmim për viktima të mundshme në mesin e hanxhinjve nga ky shtet.

Për shkak të rrëmujës dhe shtyrjeve të haxhinjve në Mina të këtij vendi numri i personave të cilët kanë humbur jetën ka arritur në 310.  LEXO: Tragjedi në Mina, 310 haxhilerë të vdekur dhe 450 të plagosur

Lajme të ngjashme

Back to top button