Urimet e kreut politik në Maqedoni për festën e Bajramit

Liderët politik në Maqedoni kanë uruar të gjithë myslimanët për festën e Kurban Bajramit. Më poshtë u sjellim uratat e tyre.

Presidenti Gjorge Ivanov: Urime Kurban Bajrami “festa e sakrifikimit” 
“Kjo festë është e njohur edhe si “festa e sakrifikimit”, e cila e simbolizon afrimin e njeriut te Zoti. Kurban Bajrami është festa e mëshirës, por edhe bashkëndjenjës me familjen, miqtë dhe të varfrit. Festat na mësojnë të mos i harrojmë vlerat njerëzore, të falim, të kemi mirëkuptim, të besojmë. Atë na e mëson edhe tradita shekullore, duke i ndihmuar njëri-tjetrit e përforcojmë bashkëjetesën dhe respektin mes qytetarëve në Republikën e Maqedonisë”, shkruan mes tjerash në urimin e tij, presidenti Ivanov.

Kryeministri Nikolla Gruevski: Festa le të sjell paqe, qetësi dhe bereqet
“Festa le të sjell paqe, qetësi dhe bereqet. Sinqerisht besoj se edhe më tej do të vazhdojmë bashkërisht ta përforcojmë dhe zhvillojmë parimin e bashkëjetesës, tolerancës dhe miqësisë e cila është karakteristike për shoqërinë tonë. Besimi në Zot dhe në mesazhin e tij deri te njerëzit është ta shndërrojmë në vepra të cilat do të thonë përforcim i marrëdhënieve midis njerëzve dhe vullnetit të mirë të cilat janë baza në të cilën ndërtohet e ardhmja e një shteti. Kjo është rruga e vetme e cila çon drejt një Maqedonie më të fuqishme në të cilën çdo qytetar ka kushte të barabarta për jetesë, lumturi dhe realizim të ambicieve personale.”, thuhet mes tjerash në urimin e kryeministrit Gruevski.

Kryeparlamentari Trajko Veljanovski: Të respektojnë njëri-tjetrin dhe do të ndërtojmë të ardhme të përbashkët
“Kurban Bajrami është ditë kur mirëqenia dhe solidariteti ia zgjatin dorën varfërisë dhe kur dashuria, toleranca, respekti i familjes janë motivi kryesor për fat, paqe dhe progres. Çdo vepër e mirë e sendërton besimin e me këtë na bën të jemi njerëz, të cilët do të respektojnë njëri-tjetrin dhe do të ndërtojmë të ardhme të përbashkët”, thuhet mes tjerash në urimin e Veljanovskit.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti: Të kujtojmë të gjithë për këtë festë
“Me këtë rast i kujtojmë të përulur, me nderim, mirënjohje dhe respekt të gjithë dëshmorët, invalidët e luftës dhe familjet e atyre që luftuan dhe dhanë jetën për liri dhe barazi. Le të bashkohemi në respektin ndaj vlerave universale të paqes, tolerancës, dhembshmërisë dhe bujarisë ndaj njëri-tjetrit, vlera këto që janë në zemër të Islamit dhe të njerëzimit”, thuhet në mes tjerash në urimin e liderit të BDI-së, Ahmeti.

Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi: Të vazhdojmë të kultivojmë vlerat tona fetare dhe kombëtare
“Ju uroj të gjithë besimtarëve të fesë islame festën e Kurban Bajramit, duke ju dëshiruar shumë shëndet, lumturi dhe mbarësi. Uroj që të vazhdojmë të kultivojmë vlerat tona fetare dhe kombëtare, duke punuar për të ardhmen e familjeve tona dhe kombit tonë”, thuhet në mesazhin e urimit të kryetarit të PDSH-së”, thuhet në mes tjerash në urimin e kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi.

Lideri i LR-PDSH, Ziadin Sela: Kjo festë përfaqëson respektin ndaj Zotit
“Në emrin tim personal dhe në emër të Lëvizjes për Reforma-PDSH ju’a uroj festën e Kurban Bajramit me dëshirën që kjo festë të sjellë paqe , dashuri dhe begati në familjet tuaja.Kjo festë përfaqëson respektin ndaj Zotit, ajo është më shumë se sa festë dhe sakrificë, është një moment bashkimi , solidariteti dhe dashurie ndaj Zotit dhe njëri-tjetrit.”thuhet në urimin e kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi.

Lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami: Kjo ditë e sakrificës do të jetë një udhërrëfyes për të gjithë ne
“Urime Kurban Bajramin, duke shpresuar se këto ditë festive do t’i kalojmë me shembuj konkret se si duhet t’u dalim në ndihmë atyre që më së shumti kanë nevojë, e cila është shëmbëlltyra dhe rëndësia e kësaj feste.Me këtë rast, le të shpresojmë që kjo ditë e sakrificës do të jetë një udhërrëfyes për të gjithë ne që edhe më tutje të jemi më pranë humanes dhe njerëzores, se vetëm kështu mund të krijojmë një botë më të mirë për të gjithë ne dhe pasardhësit tanë.Urojmë që kjo festë e Bajramit t’i ndriçojë shpirtrat tanë dhe të na gjejë më pranë njëri-tjetrit, duke lutur Zotin që të gjitha veprimet tona në të ardhmen të na sjellin mirëqenie dhe mirësi në familjet tona.” thuhet në mes tjerash në urimin e liderit të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.

Lideri i RDK-së, Vesel Memedi: Bajrami, forcon ndjenjat e humanitetit, solidaritetit, bamirësisë
Kurban Bajrami tejkalon çdo kufi dhe shtrihet mbi dimenzionet e jetës humane. Akti i sakrificës që simbolizon këtë festë, është karakteristikë e bukur dhe e madhe njerëzore që në thellësi reflekton bujari dhe mirësi. Kjo ditë përkujton momentin kur individi mban nën kontroll të gjitha dëshirat, dhe ushtron një vet-kontroll të shëndoshë me testimet e jetës diciplinore.Në këtë ditë të madhërishme të shprehjes së besimit dhe të një çasti kremtimi për të gjithë besimtarët muslimanë kur shtohet dhe forcohet më shumë ndjenja e humanitetit, solidaritetit, bamirësisë dhe mëshirës, uroj që të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe të punojmë për një të ardhme sa më të mirë për kombin tonë.” thuhet në mes tjerash në urimin e liderit të RDK-së, Memedi.

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev: Festa do të sjellë harmoni në zemrat e juaja
“Urime festa e madhe e Kurban Bajramit. Ditët e festës le të jenë dritare kundrejt paqes shpirtërore, pajtimit, mirëqenies dhe respektit. Festa do të sjellë harmoni në zemrat e juaja dhe në familjet tuaja. Festat janë momente të shenjta të cilat kontribuojnë në ruajtjen e vlerave të vërteta: ndershmëria, drejtësia, solidariteti, tolerance, dashuria e sinqertë. Këto sfida i kemi çdo ditë para nesh si testim ndërsa detyrim i joni si njerëz është ti përballojmë dhe të kthehemi në rrugën e drejtë” thuhet mes tjerash në urimin e Zaev.

Lideri i PPD-së, Nexhat Bexheti: Këto ditë të bekuara t’ Ju sjellin rehati shpirtërore, begati, paqë dhe prosperitet
“Me lejoni që nga zemra të gjithë besimtarëve të  besimit Islam t’Jua uroj  festën e madhe të Kurban Bajramit. Uroj që këto ditë të bekuara t’ Ju sjellin rehati shpirtërore, begati, paqë dhe prosperitet.” thuhet në urimin e Bexhetit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button