Haxhilerët para një dite të madhe

Rrjetet sociale po e bëjnë efektin e vet. Haxhilerët që kanë udhëtuar nga Maqedonia me agjencionin “Lina Tours”, për çdo ditë përditësojnë aktivitetet e tyre.

Më herët ata kanë postuar duke u ligjëruar hoxha Metush Mehmedi, i cili është hoxhë që u tregon mbi ritualet e haxhit dhe i këshillon se çfarë duhet të bëjnë gjatë qëndrimit në Meke, rituale këto që kryhen gjatë përmbushjes së kushtit të pestë të Islamit, transmeton KohaIslame.

Organizatorët në një lidhje të drejtpërdrejtë telefonike janë shprehur se po mundohen tu ofrojnë haxhilerëve shërbime sa më cilësore për tu lehtësuar mënyrën e të plotësuarit këtij obligimi fetar. Ata po ashtu thonë se gjithë këtë obligim fetar po mundohen në maksimum ta kryejnë sipas sunnetit të Pejgamberit Muhamed sal-lAllahu alejhi we selem.

Po ashtu edhe disa nga haxhilerët që po udhëtojnë me këtë agjencion shprehin falënderim ndaj organizatorëve për mirëorganizim dhe se janë të kënaqur me shërbimin që po ua bëjnë gjatë qëndrimit në këtë vend të shenjtë.

Ata sot po qëndrojnë në Mina së bashku me 90 haxhilerë, kur nesër pra ditën e mërkurë i pret ditë e rëndësishme nga rituali i haxhit, është fjala pra për ditën e Arafatit.

Lajme të ngjashme

Back to top button