Presidenti palestinez, Abbas paralajmëron mundësinë për Intifadë të re

Presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas ka paralajmëruar sot për shpërthim të mundshëm të Intifadës së Tretë, pas vijimit të dhunës së vazhdueshme nga ana e Izraelit dhe sulmet ndaj xhamisë së shenjtë Al Aksa në Jerusalem. Këto fjalë presidenti palestinez i bëri të ditur gjatë konferencës për mediat në Paris me homologun e tij francez, Francois Hollande, raporton Anadolu Agency (AA).

“Kjo që po ndodh është shumë serioze”, tha Abbas, duke i bërë thirrje kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu për t’i dhënë fund këtyre “praktikave”, si dhe duke e paralajmëruar për një “kaos” dhe shpërthimin e “Intifadës të cilën ne nuk e duam”.

“Ne tashmë kemi shprehur angazhimin tonë për të mos ndryshuar asgjë lidhur me xhaminë Al Aksa”, shtoi Holland duke iu referuar situatës në xhaminë Al Aksa që nga viti 1967.

Gjatë javës së fundit janë rritur tensionet në Bregun Perëndimor dhe Jerusalem, duke shënuar një numër të madh të përplasjeve pasi kolonët hebrenj hynë me forcë në vendet e shenjta muslimane, përfshirë këtu edhe kompleksin Al Aksa në Jerusalemin Lindor.

Për muslimanët, xhamia paraqet vendin e tretë të shenjtë në botë. Në besimin hebreaik, kjo pjesë konsiderohet si Mali i Tempullit, vendi i dy tempujve hebraik ne kohët e lashta.

Disa grupe hebreje kanë bërë thirrje për shkatërrimin e xhamisë Al-Aksa në mënyrë që tempulli hebre të ndërtohet në të njëjtin vend.

Në shtator të vitit 2000, vizita e politikanit kontrovers izraelit Ariel Sharon në Al Aksa shkaktoi atë që më vonë u bë e njohur si Intifada e Dytë, një kryengritje popullore kundër pushtimit izraelit në të cilin mijëra palestinezë u vranë.

Lajme të ngjashme

Back to top button