Pezullohet komunikacioni hekurudhor nga Munihu për Salzburg dhe Budapest

Për arsye të masave të përforcuara nëpër kufijtë për shkak të fluksit me refugjatët, hekurudhat e Gjermanisë (DB) nga data 4 tetor do të ndalojnë qarkullimin e trenave në linjat Munih – Salzburg dhe Munih – Budapest, raporton Anadolu Agency (AA).

Në njoftim të DB-së, thuhet se kompania është e gatshme të ofrojë çdo lloj ndihme për refugjatët, por se kërkon mirëkuptim për vendimin e përkohshëm për ndërprerje të linjave hekurudhore.

Kriza e cila ka përfshirë Evropën me ardhjen e fluksit të madh të refugjatëve nga Lindja e Afërt dhe nga rajonet tjera të krizës, paraqet problemin më të madh me të cilin po përballet aktualisht kontinenti evropian.

Lajme të ngjashme

Back to top button