Adili: Partia e re e hapur për ata që punojnë në interes të popullit

“Sa i përket iniciativës tonë është gati në përfundim të mbledhjes së nënshkrimeve. Është parti politike, ‘Uniteti’ e ka emrin”, thotë për Portalb deputeti i BDI-së Zylfi Adili, i cili është njëri ndër iniciatorët kyç për formimin e një partie të re që vjen si pasojë e mospërfilljes së krahut ushtarak brenda BDI-së.

Ai thotë se nuk ka datë të caktuar kur do të paraqiten publikisht. “Koha do të dëshmon se kush do të jetë në radhët tona. Në princip këtu duhet të jenë njerëz të cilët janë të pastër, qofshin BDI apo jo, njerëz që punojnë për interesat e popullit si dhe për ndryshime konceptuale, si ndryshimin e Kushtetutës e kështu me radhë”, është shprehur Adili.

“Tentativa për presion ka. Ata bëjnë çmos që të mos ketë sukses kjo lëvizje”, përfundon deputeti Adili

Mediet spekulojnë edhe emrin e Gëzim Ostrenit si kryetar eventual i partisë së re. Në tentim për t’i konfirmuar zërat rreth përfshirjes së Ostrenit redaksia jonë nuk ka arritur ta merr në telefon./Portalb

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. jam afarist nga zvicra ekonomist i diplomuar me vjen mir per formimin e partis UNITETI JAM I GATSHEM TE JEM ANTAR

Back to top button