Shën Nikollë, polici në detyrë vret një burrë tridhjetëvjeçar

“Një burrë në moshë rreth të tridhjetave është vrarë mbrëmë në afërsi të Stopanska Bankës në Shën Nikollë. Në atë ka gjuajtur një polic i cili ka qenë në detyrë. Ai ka gjuajtur me pistoletën zyrtare në vetëmbrojtje”, thonë nga Prokuroria Publike.

SPB-ja e Shtipit, shkurtimisht ka njoftuar për rastin dhe se po bëhet hetimet për vrasjen.

Ndërkaq, nga Prokuroria Publike njoftojnë se rasti ka ndodhur, pas një përleshje paraprake mes policit në detyrë dhe vozitësit.

Lajme të ngjashme

Back to top button