Zgjedhjet presidenciale në SHBA, Scott Walker tërhiqet nga gara

Guvernatori i Uiskonsinit, Scott Walker është tërhequr nga gara presidenciale. Kandidati republikan dështoi të mblidhte të ardhura për fushatën e tij, ndërsa në sondazhe kishte ngecur shumë mbrapa.

Walker gjithashtu iu bëri thirrje disa prej kandidatëve të tjerë republikanë që t’i bashkohen e tij, të tërhiqen nga gara, në mënyrë që votuesit të fokusohen vetëm në disa kandidatë, pasi edhe fitorja e republikanëve vitin e ardhshëm do të ishte më e mundshme.

Ai gjithashtu ka kërkuar që gjuha ndërmjet kandidatëve republikanë të ndryshojë, duke lënë mënjanë sulmet personale dhe duke u fokusuar vetëm në vizionin e tyre mbi SHBA-të.

“Fatkeqësisht debati në Partinë Republikane sot nuk është i përqendruar në pikëpamje optimiste për Amerikën. Në vend të kësaj, ne kemi vetëm sulme personale”, u shpreh Walker.

Para se Walker të bënte publik vendimin e tij për tërheqje, Donald Trump, kandidati tjetër republikan, ka shkruar se Walker “është një person shumë i mirë dhe me të ardhme”.

Walker bëhet kandidati i dytë republikan që tërhiqet nga gara, pasi para dhjetë ditësh të njëjtën gjë e bëri edhe Guvernatori i Teksasit, Rick Perry, transmeton Top-chanel.

Lajme të ngjashme

Back to top button