Ish-policët serbë nga veriu kërcënojnë kryeministrin Aleksandar Vuçiq

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të pritet me protesta në Mitrovicën e veriut, nëse nuk e zgjidh problemin me ish-policët e MUP-it të Serbisë.

Nëse jo qytetarët, atëherë janë rreth 800 ish-pjesëtarë të MUP-it të Serbisë, të cilët do t’i dalin para kryeministrit serb dhe do të protestojnë për shkak të, siç kanë thënë ish-MUP-ovcat, moszgjidhjes së statusit të tyre të punës.

Ish-pjesëtarë të MUP-it të Serbisë në Kosovë, rreth 300, të cilët kërkojnë zgjidhjen e statusit të vendeve të tyre të punës, në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Serbisë, kanë protestuar fillimisht para ndërtesë së Zyrës për Kosovës në veri të Mitrovicës, e pastaj kanë bllokuar vendkalimin kufitar në Jarinje.

Përfaqësuesi i ish-punëtorëve të MUP-it serb në Kosovë, Rajko Shekullaraca, ka thënë se bllokimi i pikës kufitare në Jarinje ka kaluar pa incidente, transmeton Lajmi.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button