MPB: Gjatë ditës së djeshme janë dhënë 2.120 vërtetime për refugjatët e rinj

Në periudhën nga ora 08:00 të 20.09.2015 deri më orën 08:00 të 21.09.2015, nga MPB-ja janë dhënë gjithsej 2.120 vërtetime për shtetas të huaj, nga të cilët 1445 janë të gjinisë mashkullore, 224 të gjinisë femërore, 354 për fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit dhe 97 vërtetime janë dhënë për fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindërit. Vërtetimet u janë dhënë për qëllimin e shprehur për parashtrimin e kërkesës për njohjen e të drejtës së azilit.

Sipas nënshtetësisë të personave të cilëve u është dhënë vërtetim, më shumti janë nga Siria 1355, Afganistani 387, Iraku 298, ndërsa nga shtetet tjera ka më pak, njoftojnë nga MPB.

Lajme të ngjashme

Back to top button