Kryetari i LSM-së Zhivko Mitrevski, e dëbon nga përfaqësimi Sindikatën Multietnike për Arsim

Kryetari i Lidhjes së Sindikatave në Maqedoni, Zhivko Mitrevski, ka sjellë vendim që Sindikata Multietnike për Arsim (SMA), të largohet nga LSM-ja.

Nga SMA, për nesër paralajmërojnë konferencë për shtyp në të cilën sipas tyre, do ta gjykojnë ashpër këtë vendimin dhe kjo është tentativa më e re e kryetarit të LSM-së për dobësimin e SMA-së si shoqatë sindikate në lëvizjen sindikate në përgjithësi, njofton Libertas, transmeton Portalb. Ndërkaq, për Portalb kryetari Mitrevski mbetet i pakapshëm për prononcim lidhur me këtë rast. /Portalb.mk

 

Lajme të ngjashme

Back to top button