MPB: Dy shtetas të huaj kanë aktruar se janë refugjatë, i kemi dëbuar nga Maqedonia

Dy persona, shtetas të Gjermanisë dhe Brazilit të cilët kanë hyrë ilegalisht në Republikën e Maqedonisë dje rreth orës 8, janë gjetur në afërsi të Gurit Kufitar 59, në kufirin greko-maqedonas, njofton Portalb.mk.

Ata, ashtu siç informon MPB, së bashku me një grup refugjatësh janë drejtuar drejt qendrës për pranim të refugjatëve në Gjevgjeli, gjatë së cilës e kanë shkelur nenin 9 të ligjit për kontroll kufitar.

“Personave u është dhënë vendim për dëbim të shtetasit të huaj nga Republika e Maqedonisë me ndalesë për hyrje në periudhë prej pesë vjetëve”, thuhet në deklaratën e MPB-së, duke shtuar se dy të huajt kanë qenë të detyruar ta lëshojnë menjëherë territorin e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button