Sami Ademi: Isha dhe mbeta gazetar televiziv! (Intervistë)

Zëri i tij karakteristik njihet thuajse nga të gjithë futbolldashësit. Ai është gazetari i parë shqiptar që ka filluar të komentojë ndeshje futbollistike në Televisionin e Maqedonise para 13 viteve. Gazetari i njohur sportiv Sami Ademi, para disa ditëve festoi një jubile-20 vite gazetari televizive, në një intervistë për Portalb flet për fillimet e tij në gazetari, momentet që ka përjetuar gjatë karrierës së tij dhe shumë gjëra të tjera.

PORTALB: Kur keni filluar të merreni me gazetari dhe pse pikërisht me sportin?

S.ADEMI: Çdo herë njeriu ballafaqohet në jetë me sfida dhe “beteja” nga më të ndryshmet të cilat vijnë edhe si provokim jetësore për individë dhe persona te ndryshëm. Ndaj profesionit të gazetarisë si profesion me përgjegjësi, fisnik dhe të rëndë çdo here kam pas një simpati të veçantë dhe mediumet kanë qenë ato për të cilën kam ëndërruar si i çdo i ri. Me rastisi diçka shumë e rendomë dhe fillova të lundrojë në ujërat e rrëmbyeshëm të televizionit për te cilin jo rastësisht thuhet “Është bombë atomike në duart e një populli”.

Kam filluar me tema dokumentare dhe sociale ne radio Shkupin, dhe pas 5 vitesh që u transferova në televizion i cili si mjet informativ më ka pëlqyer më së shumti. Nuk do t`i harrojë asnjëherë temat me përmbajtje sociale siç kanë qenë: “Fanellat e Shkupit”, “Rrëfime dëshmi”, “Ngjyra Jete”, “Mjeshtri i puseve”, “Jeta e natës ne Shkup”, “Rituali Vdekjes”,”Tregu i Krahut të Thatë” e shumë e shumë emisione, intervista, reportazhe, storije ….! Pas një periudhe 3-4 vjeçare do të ndodhë që unë të merrem me gazetari sportive me të cilën jam edhe sot e kësaj dite, diku rreth dy dekada të plota.

Me parashtruat pyetje, pse gazetaria sportive? Ka qenë pikërisht ky zhanër sportiv i cili, do s`do më ka provokuar tërë jetën dhe e kam pranuar ne mënyrën me korrekte.

PORTALB: A mund të na tregoni momentet më të mira që keni përjetuar gjatë këtyre viteve si gazetar?

S.ADEMI: Edhe ne si shumë kolegë të mi, jam ballafaquar me sprova, dilema, momente dhe raste specifike të cilat i ofron gazetaria, sidomos ajo televizive e cila është pak sa më e veçantë krahas medieve tjera!

Si gazetar sportiv, kam pas privilegjin të ndjek të gjitha mega-ngjarjet sportive në evropë dhe botë. Lojërat olimpike verore “Londra 2012”, Kampionati Botërore në futboll “Gjermani 2006”, “Lojërat Olimpike Verore të Athinës”, “Mastersi tenisit Uimbelldon”, Samite Kontinentale në sporte të ndryshme e ngjarje tjera në të cilat unë kam marrë pjesë gjatë karrierës sime gazetareske që nuk do të zëvendësohet asnjëherë. Ka edhe shumë tjera, por është e vështire të përmblidhen dhe sajohen në një intervistë.

PORTALB: Nga cilët gazetarë jeni inspiruar dhe sa ndeshje keni komentuar?

S.ADEMI: Është pak pyetje subjektive por do të jem në shërbim të etikës dhe moralit gazetaresk. Gazetari ka rol dhe funksion kyç në informimin për ngjarjet dhe lëvizjet vijuese ne lëmin të cilit i takon. Jam inspiruar nga komentimet e kolegëve të mi më të hershëm në ish-federatën Jugosllave sidomos të atyre nga Kroacia, Mlladen Deliq, Edo Peci, Veli Vraniqi, Gani Ajeti nga Kosova, Defrim Methasani dhe Ervin Petriq Baku nga Shqipëria dhe Reshat Ibrahimi nga Maqedonia kanë qenë dhe janë komentatorë sportiv të cilët kanë lënë gjurmë në jetën time si gazetar. Kam komentuar dhe vazhdoj të komentojë shumë ndeshje dhe sfida të sporteve të ndryshme këtu në Servisin Publik të Maqedonisë, TVM2 ku së bashku me kolegët e mi bëjmë përpjekje të jemi sa me afër opinionit, për të cilin kuptohet, ekzistojmë.

PORTALB: Jeni gazetar i parë televiziv dhe themelues i redaksisë se sportit në Servisin Publik, cilat kanë qenë sfidat dhe problemet me të cilat jeni ballafaquar?

S.ADEMI: Unë kam pas një privilegj të cilin ma ka mundësuar Zoti dhe mosha. Do të thotë pas një kohë të shkurtër si gazetar të përballem me lirinë e të shprehurit, lirinë e informimit dhe lirinë e metodave të cilat janë shtyllat kryesore të demokracisë. Flas për kohën pas viteve të 90-ta kur ndoshta kemi filluar të frymojmë pak me lirshëm krahas kohës se njëmendesisë. Ka pasur shumë sfida dhe barriera për të cilat po më pyetni. Kështu, fillon zgjërimi i programit ne gjuhën shqipe në kuadër të Radio Televizionit të Shkupit ashtu siç është quajtur Servisi Publik i Maqedonisë, e me vetë këtë edhe programi ne gjuhën shqipe. Unë kisha një fat ne karrierën time që mu dha mundësia ta themeloj redaksinë e Sportit ne kuadër të TVM2. Atëherë erdhi kolegu Denis Shabani, pastaj Artan Ziberi dhe Mustafa Ademi ( redaktor tashmë) dhe kështu filloi të gjallëron një redaksi e mirëfillte sportive televizive. Si redaksi mbulojmë te gjitha ngjarjet e niveleve më të larta sportive në Evropë dhe botë, duke përfshirë Ligën e Kampionëve, Liga Europa, LOV, LOD, Samitet Kontinentale në futboll dhe shumë ngjarje tjera të cilat mundohemi me korrektësi dhe autoritet t`ia ofrojmë opinionit sportiv në Maqedoni.

 

PORTALB: Çfarë mendoni për futbollistët shqiptar në kampionatin e Maqedonisë? A mendoni se FSHM diskriminon ata?

S.ADEMI: Futbolli shqiptare ne Maqedoni është ai qe është ! Ka filluar ndoshta të lëvizë pak nga vendi ku është duke “vendnumëruar”, dhashë Zoti të ndodhë diçka e mirë, edhe pse shumë vështirë sepse sot çdo gjë është biznes! FFM-ja duhet të benë shumë më shumë për futbollin në përgjithësi dhe do të duhet te kalon një periudhe e gjatë kohore për te ardhur gjërat në vendin e vetë. Personalisht, nga skuadrat shqiptare si: Shkupi, Shkëndija, Renova, Gostivari dhe tjerat pres më shumë dhe pa bashkëpunim nuk ka edhe prosperitet dhe avancim të futbollit.

PORTALB: Cili është mendimi juaj për ndeshjen e shumëpritur Shqipëri-Serbi?

S.ADEMI: Opinioni im përkitazi me takimin e ardhshëm kualifikues për kampionatin Evropian në futboll “Francë 2016”, mes kombëtareve të Shqipërisë dhe Serbisë, më thotë diçka se edhe ky takim do të kalon më tepër në shenjë të dallimeve të mëdha qe po i sjell politika dhe marrëdhëniet e brishta te cilat dominojnë në relacionin Serbi-Shqipëri! Presidentit të FSHF-s, z.Armando Dukës me bashkëpunëtorët e tij ju sugjerojë që të punojnë më shumë ngase kombëtarja serbe në Elbasan do të vij për ta lënë shpirtin në fushë! Ata janë mjeshtër të provokimeve dhe nxitjes së situatave. Reprezentacioni i Serbisë nuk ka çka te humbë në ketë takim ndërsa Shqipëria ka vetëm një alternativë, pra fitoren, kurse çdo rezultat tjetër do te ishte baraz me mossukses.

Kur ke imperativ rezultatin është shumë më rëndë se një sfide e natyrës tjetër. Nëse FSHF-ja bën gabimin e njëjte si ne ndeshjen kundër Portugalisë kur privoi një pjesë mediatike të kombit nga e drejta elementare e demokracisë duke mos i akredituar gazetarët sportiv shqiptare nga Maqedonia dhe Kosova për takimin në fjalë, kjo anomali besojë ti takoj së kaluarës dhe të jemi prezent në ndeshjen historike mes Shqipërisë dhe Serbisë. Ky takim s`ka mëdyshje do te jete “thike me dy tehe”. Besojë në forcën e “Kuq e zinjëve”.

Lajme të ngjashme

Back to top button