Shejh Raid Salah paralajmëron Izraelin se po nxit intifadën e 3

Shejh Raid Salah, Lideri i Lëvizjes Islame Palestina 1948 tha se: ‘Në rast se Izraeli do të vazhdojë me shkeljet në Mesxhid-i Aksa në Bregun Perëndimorë dhe Kuds kjo do të jetë shkak për të filluar intifadën e 3-të.

Në një deklaratë për gazetarin e AA, Shejh Salah ftoi Jordaninë si një trashgimtaren e Mesxhid-i Aksa-së përkundër dënimit me fjalë të shkeljeve kundër Mesxhid-i Aksa-së të ndërmarrë ‘hapa të guximshme’. ‘Izraeli po mundohet në mënyrë sistematike dhe të vazhdueshme që të ndajë Mesxhid-i Aksa-në në aspektin kohorë dhë materjal. Nëse vazhdon me shkeljet ndaj Msxhid-i Aksa-së Izraeli do të detyrojë që të fillojë intifada e tretë në Bregun Perëndimorë dhe Kuds’ shtoi Shejh Salah.

‘Reagimi shoqërorë i botës Islame kundër shkeljeve ndaj Mesxhid-i Aksa-së të Izraelit është frut i politikës shtypse të qeversië pushtuese të këtij vendi tha Shejh Salah dhe më tej në fjalën e tij thotë se: ‘Reagimet e qeverisë së Palestinës ndaj këtyre shkeljeve nuk janë në nivelin e duhur. Qeveria duhet të bëjë më shumë presion Izraelit përmes gjykatave ndërkombëtare’.

Jemi të kënaqur nga deklaratat e Jordanisë se dënojnë Izraelin ndaj shkeljeve që kryen tha Shejh Salah dhe shton se ‘Jordania si një trashgimtare e Mesxhid-i Aksa-së krahas dënimit me fjalë të shkeljeve kundër Mesxhid-i Aksa-së të ndërmarrë ‘hapa të guximshme’.

Mbreti i Jordanisë pak ditë më parë kishte tërhequr vëmëndjen Izraelit ndaj shkeljeve në Mesxhid-i Aksa. Mbreti i Jordanisë, Abdullah duke i rikujtuar Izraelit se për këtë çështje edhe më parë ka dhënë fjalën vuri në dukje se marrëdhëniet mes dy vendeve mund të ndikohen për shkak të tyre.

Ndër shtetet që dënuan shkeljet në Mesxhid-i Aksa jën; Turqia, Katari, Arabia Saudite dhe disa vende të tjera islame tha Shejh Salah dhe më tej tha:

Shejh Salah tha se Izraeli shfrytëzon rastin se vende si, Siria, Egjipti, Jemeni, Libia dhe Iraku nuk janë në gjendje të interesohen për Mesxhid-i Aksa-në. ‘I bëj thirrje të gjithë rinisë në të gjitha vendet Islame që ti dalin në mbrojtje Mesxhid-i Aksa-së me çdo mundësi që të kenë, pasi Mesxhid-i Aksa-ja është trashgimnia e kulturës Islame’ shtoi Shej Salah.

– Problemi i statusit të Kudsit

Pas shpalljes së pavarsisë nga ana e Izraelit më 1948 dhe pas luftës izraelito-arabe me nënshkrimin e marrëveshjes së vitit 1949 pjesa lindore e Kudsit iu la Jordanisë ndërsa pjesa perëndimore e tijë u la nën administrimin e Izraelit. Menjëherë pas marrëveshjes Izraeli shpalli Kudsin si pjesë e pandarë dhe kryeqytet i përjetshëm i tij. Në vitin 1950 kur Jordania mori kntrollin e Kudsit lindorë më vonë në vitin 1967 Izraeli u mudnua të pushtojë përsëri Kudsin lindorë. Ndërkohë edhe në ditët e sotme Jordania pretendon të drejtë ndërkombëtare mbi Kudsin lindorë.

Izraeli i ka ndaluar hyrjen në Mesxhid-i Aksa Liderit të Lëvizjes İslame Palestina 1948 i cili njihet ndryshe edhe si ‘Mbrojtës i Mesxhid-i Aksa-së’ me pretendimin se ky i fundit nxit palestinezët kundër Izraelit.

Ndërkohë për shkak të festimeve të vitit të ri në Izrael, rreth 50 hebre të shoqëruar nga Ministri i Bujqësisë, Uri Ariel u futën në Mesxhid-i Aksa të djelën. Nga ana tjetër ushtria izraelite përdori gaz lotsjellës dhe plumba gome ndaj një grupi që protestuan hyrjen e tyre në Mesxhid-i Aksa.

Gjatë ndërhyrjes një numër i madh civilësh mbetën të plagosur. Pas këtyre ngjarjeve ushtarët izraelit u futën me këpucët e tyre ushtarake deri tek minderi i xhamisë brenda komleksit Mesxhi-i Aksa ku pas kësaj ngjarjeje herë herë mes policisë dhe protestuesve palestinezë ka pasur edhe konfrontime.

Lajme të ngjashme

Back to top button