Gjuriq këshillon shqiptarët e Kosovës!

Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë se “shqiptarët e Kosovës më mirë është të mendojnë për shkolla të reja, universitet dhe vende pune sesa për ushtri”.

“Në kohën kur të gjithë duam paqe, siguri dhe flasim për pajtim, kujt i duhen ushtritë e reja në Ballkan? A nuk ka pasur mjaft armë, luftë dhe vdekje?”, ka thënë Gjuriq për Blic.

Ndërsa Kyetari i Këshillit për Kosovë në Kuvendin e Serbisë Milovan Drecun thotë se Prishtina po synon të anashkalojë serbët.

“Rezoluta 1244 e thotë qartë se atje nuk mund të ketë asnjë formacion të armatosur, përvec atyre ndërkombëtare, kështu që as Serbia nuk mund ta pranojë këtë. Pushteti në Prishtinë është ballafaquar me formimin e Asociacinit të Komunave me Shumicë Serbe dhe Gjykatës Speciale për UCK’në dhe po provon ti kompensohë humbjet”, ka thënë Drecun.

Lajme të ngjashme

Back to top button