Vdes djali i kryeministrit të Emirateve të Bashkuara

Sheiku Rashid bin Mohammed bin Rashid Al Maktoum, djali i sheikut Mohammed bin Rashid, kryeministri i Emirateve të Bashkuara dhe sundimtari i Dubait, ka vdekur si pasojë e një sulmi në zemër.

Sheiku i ri ishte afër 34 vjeç.

Presidenti i vendit sheiku Khalifa ka shpallur tri ditë zie në tërë Emiratet e Bashkuara, duke i vënë edhe flamujt e institucioneve në gjysmë shtizë.

Khaliva i ka shprehur ngushëllime familjes së sheikut Mohammed.

Lajme të ngjashme

Back to top button