Modeli zgjedhor do të pësojë ndryshime

Grupet e punës të enjten kanë vazhduar bisedimet veç e veç për krijimin e Listës së re zgjedhore, ridefinimin e kompetencave të Komisionit Shtetëror Zgjedhor dhe votimin e diasporës, shkruan Koha.

Pasi të rregullohen këto çështje, sipas informatave jozyrtare nga partitë politike, do të diskutohet edhe modeli zgjedhor. Edhe këtu ndërkombëtarët përmes ekspertit Piter Van Hojt do ta kenë fjalën e tyre dhe siç po shkon rrjedha e bisedimeve, më shumë anohet që të kalohet në një njësi zgjedhore. Po sipas burimeve partiake, kjo arsyetohet me zhbllokimin e mundshëm të dominimit të dy partive kryesore politike për një kohë të gjatë si dhe evitimin e parcializmit të votës nëpër gjashtë njësi zgjedhore.

Gjithnjë sipas burimeve jozyrtare, ashtu si te zgjedhja e Prokurorit special, zëri i bashkësisë ndërkombëtare do të jetë vendimtar edhe në bisedimet për tematikat zgjedhore, duke filluar nga pastrimi i listës aktuale nga votuesit fiktiv, për të cilën BE vazhdimisht ka dhëna kritika, më pas edhe me zgjerimin e kompetencave dhe të përbërjes së KSHZ-së, por dhe për votimin e diasporës

Lajme të ngjashme

Back to top button