Obama emëron homoseksualin e parë në udhëheqjen e Ushtrisë

Presidenti amerikan, Barak Obama, të premten emëroi personin e parë të deklaruar si homoseksual në udhëheqjen e ushtrisë, raporton Anadolu Agency.

“Presidenti Obama ka bërë një zgjedhje të shkëlqyer, dhe unë shpresoj për një konfirmim të shpejtë nga Senati”, tha Sekretari i Mbrojtjes, Ash Carter në një deklaratë duke përgëzuar Eric Fanning për emërimin e tij.

Fanning aktualisht ka shërbyer si nënsekretar i Ushtrisë dhe më parë ka mbajtur poste të ngjashme në Forcat Ajrore dhe të Marinës.

Carter, ka punuar më parë në çështjet e barazisë gjinore dhe integrimin e një numri të madh të ushtarëve homoseksualë në ushtri. Ai më vonë u emërua shef ushtarak. Carter ka punuar ngushtë me Fanning, i cili dikur ishte shef i stafit të Karterit.

“Ka qenë një privilegj gjatë karrierës sime që të punojmë së bashku me atë dhe të shikoj përparimin e tij në një prej shërbyesve më të njohur, të përkushtuar, dhe me përvojë publike për vendin tonë”, ka thënë Carter.

Pentagoni hoqi ndalimin e ushtarëve të deklaruar homoseksual në vitin 2011.

Sekretari i ushtrisë në detyrë, John McHugh njoftoi në qershor ai do të japë dorëheqje nga ky post jo më vonë se në nëntor. Ish kongresmeni republikan i New York-ut, ka mbajtur këtë post që nga viti 2009.

Lajme të ngjashme

Back to top button