Maqedoni, Parlamenti shpalli situatë krize deri në qershor të vitit 2016

Afati për ekzistimin e gjendjes së krizës në kufirin jugor për shkak të valës së shtuar të hyrjes dhe tranzitimit të refugjatëve nëpër territorin e Republikës së Maqedonisë vazhdohet deri më 15 qershor të vitit 2016. Propozim vendimin me 82 vota “për” dhe asnjë “kundër” dhe “të përmbajtur” e pranoi sot Kuvendi i Republikës së Maqedonisë.

Ministri io Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov, duke e arsuyetuar nevojën për vazhdimin e afatit, tha se Vendimi tashmë i miratuar për shpalljen e gjendjes së krizës në kohëzgjatje prej 30 ditësh i dha rezultatet, por se do të përballemi me gjendjen në të cilën arsyet për shpalljen e gjendjes së krizës vazhdojnë të ekzistojnë.

“Presioni në kufirin tonë jugor është ende i madh. Informatat të cilat i kemi flasin se numri i refugjatëve ilegal të cilët do ta përdornin të ashtuquajturën “Rutë ballkanike” nuk do të ulet brend anjë kohe të shkurtë. Problem shtesë paraqet fakti që BE-ja ende nuk ka miratuar vendim të përbashkët për përballje me krizat. Ndërkohë, nuk ka as qasje të harmonizuar rajonale, ndërsa shtetet nga rajoni ndërmarrin masa nacionale pa koordinim të ndërsjelltë”, tha Çavkov.

Shtoi se Qeveria, institucionet kompetente dhe Qendra për përballje me kriza vazhdojnë ta ndjekin situatën në nivel ditor dhe në bazë të analizave të bëra sillen vendime adekuate.

Për përballje me numrin e shtuar të refugjatëve, siç tha, është përgatitur edhe plan për përgjigje me tre skenarë të ndryshëm, ndërkaq cili prej tyre do të implementohet, varet nga zhvillimi i ngjarjeve. “Republika e Maqedonisë ka kapacitet ta garantojë sigurinë e qytetarëve të vet”, tha Çavkov uke shtuar se mbështetja e dpeutetëve ndaj këti vendimi të propozuar do të jetë një vegël e rëndësishme për të gjitha institucionet të cilat po përballen me problemin.

Lajme të ngjashme

Back to top button