Rrëfimi i refugjatëve: Ikim nga lufta, nuk kemi alternativë tjetër

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, rreth 200 refugjatë kanë kaluar kufirin jugor të Maqedonisë. Ata kishin ardhur nga Greqia me autobus, dhe u drejtuan në qendrën për pranimin të refugjatëve ku do të presin trenin për të vazhduar më tej rrugën në drejtim të Evropës. Një tren me refugjatë është nisur nga Gjevgjelia në Tabanovc, ndërsa refugjatët e mbetur vazhdojnë të presin trenin tjetër, informon Anadolu Agency (AA).

Pavarësisht mbylljes së kufijve në shtetet e Evropës, ata thonë se nuk kanë tjetër alternativë për shkak të gjendjes në shtetet e tyre.

Besmullah-u është refugjat nga Afganistani. Ai thotë se ka braktisur vendlindjen nga lufta atje, ndërsa synon ndonjë nga shtetet e Evropës ku do të ndjehet i sigurt. “Nuk dijë ku do të shkoj, për mua nuk është me rëndësi se në cilin shtet. Dua të shkoj diku ku do të jem i respektuar dhe i sigurt“, thotë Besmullah-u në deklaratë për AA.

Ai me profesion është linguist dhe shprehet se: “Kam ndihmuar Forcat Speciale Amerikane. Kur lëshuan Afganistanin, u ballafaqova me probleme të shumta. Tani pres të më ndihmojnë, njëjtë siç u ndihmova unë” thotë ai.

Në qendrën për pranim në Gjevgjeli takuam Ferhat Azamin, 26 vjeç, i cili kishte ardhur bashkë me gruan dhe dy vajzat e tij të vogla. Na tregoi se në Afganistan ka punuar si gazetar në “1TV“. Përveç kësaj në të njëjtin televizion ka kryer punën e këshilltarit financiar me një përvojë shtatë vjeçare.

“ Në Afganistan gjendja është shumë e vështirë, prandaj u detyrova të marr gruan dhe dy vajzat binjake dhe të shkoj në Gjermani. Atje kam dajën dhe të afëm të tjerë”, rrëfen Fehrat-i, sipas të cilit për çdo ditë e më shumë banorët e këtij vendi po braktisin vendlindjen nga shkaku i luftës.

Ai, si dhe shumë refugjatë të tjerë, nuk janë të informuar për mbylljen e kufijve në Hungari dhe Kroaci. Me të kuptuar fillojnë të bëjnë plane se cilin drejtim të marrin që sa më shpejtë të arrijnë në destinacionet e planifikuara.

Lajme të ngjashme

Back to top button