Ja lista e këngëtarëve për “Tingujt e Çarshisë” në Shkup

Ky vit është jubilar, i nëntë për manifesitmin “Tingujt e Çarshisë” i cili organizohet nga Qendra Informative Kulturore – Shkup. Edhe këtë vit programi i manifestimit “Tingujt e Çarshisë”, do të jetë i pasur.

Me datën 23 shtator (e mërkurë), me fillim në orën  12:00 me Aqua Dens që të vazhdohet me këngë Qytetare maqedonase me grupin SERENADA, Vinicë, më pas Sarana Osmani me një grup të rinjësh me instrumente klasike, koloni arti, Shoqëri Kulturore artistike dhe mbrëmje letrare deri në orën 20:00 tradicionalisht do të ketë program të larmishëm në të gjitha rrugët e Çarshisë së vjetër ndërsa në orën 21:00-24:00 në Kurshumli Han do të mbahet Sofra shqiptare me mysafir: Shkurte Fejza me  orkestrën Agimi Bend, Adrian Gaxha, Lindoni, Florijani dhe Ledri & Era Istrefi.

Gjatë këtyre nëntë viteve kanë defiluar në skenën e manifestimit “Tingujt e Çarshisë”, shumë këngëtarë të njohur, piktorë, balerin, animues, grupe të njohura, maqedonase, shqiptare, turke, rome pasi që edhe si manifestim është i ideuar që të jetë multikulturor.

Tingujt e Carshise

Lajme të ngjashme

Back to top button