Thirrje deri tek Ivanov për t’ia marrë çmimin Orbanit

Shfrytëzuesit e rrjetave sociale sot në mënyrë  individuale shkruanin statuse me të cilat i bëjnë thirrje presidentit Gjorgje Ivanov që t’ia marr çmimin “8 Shtator” presidentit hungarez Viktor Orban për shkak të dhunës së ushtruar ndaj refugjatëve dhe gazetarëve në kufirin serbo- hungarez.

Nga kabineti i Ivanov nuk njoftuan nëse tani për tani mendojnë në këtë drejtim.

Edhe gazeta “Vest” në numrin e nesërm në ballinën e saj i bën thirrje presidentit Ivanov për marrjen e çmimit Orban.

Presidenti hungarez ditët e fundit ishte në qendër të vëmendjes dhe ndaj tij u lëshuan sërë kritikash nga politikanët botërorë për shkak të mbylljes së kufirit, përdorimit të gazit lotsjellës dhe topave të ujit ndaj refugjatëve dhe emigrantëve, dhunës ndaj gazetarëve si dhe ligjin e ri kontrovers që parasheh dënime me burg deri në 5 vjet për refugjatët dhe emigrantët që ilegalisht do ta kalojnë kufirin apo fizikisht dëmtojnë gardhin e vendosur në kufirin me Serbinë.

Orban në vitin 2013 mori çmimin “8 Shtatori” në shenjë falënderimi për shkak të raportit miqësorë të Hungarisë, në mbështetjen e saj në realizimin e synimeve strategjike të RM-së si dhe për raportin parimor ndaj emrit kushtetues.

Lajme të ngjashme

Back to top button