Ordanoski: Ja 10 arsye pse duhet vazhduar të protestohet

Gazetari Sasho Ordanoski në kolumnën e tij të fundit të publikuar në “proverkanafakti.mk” ka renditur 10 argumente se pse qytetarët duhet të vazdhojnë të protestojnë, transmeton Portalb.

“Demokracia e Maqedonisë është larg shërimit, ndërkaq uzurpatorët e saj dhe armiqtë “asnjëherë nuk flenë”! Këtë s’duhet ta lejojnë as qytetarët e këtij shteti, sepse në shoqëri me institucione të rrënuara edhe kotja më e vogël demokratike mund të shndërrohet në ankth”, shkruan Ordanoski.

Ja 10 arsyet se pse qytetarët e Maqedonisë duhet të protestojnë:

  1. Protestat qytetare në mënyrë produktive e politizojnë shoqërinë.
  2. Protestat qytetarë e forcojnë demokracinë duke i dobësuar institucionet shtetërore të dobëta dhe të korruptuara.
  3. Protestat qytetare janë sinjal se po kërkohet përgjegjësi politike nga ata që po qeverisin me neve, por edhe manifestohet gatishmëri për marrje të përgjegjësisë mbi vete me vet daljen në protesta.
  4. Protestat qytetare e defragmentojnë dhe bashkojnë shoqërinë.
  5. Protestat qytetare që cilat janë të padhunshme e paralizojnë fuqinë që e posedon aparati autokratik shtetëror.
  6. Protestat qytetare e çmontojnë aparatin propagandues partiako- shtetëror.
  7. Protestat qytetare ndalojnë radikalizimin politik.
  8. Protesta qytetare, lëvizje kjo pa hierarki, nuk ka nevojë për lider- ata u bëjnë thirrje politikanëve që të përcaktohen për kërkesat e protestuesve.
  9. Protesta qytetare e kultivon shpirtin e aktivizmit, kreativitetit, bashkëpunimit e solidaritetit, të domosdoshme për çdo demokraci të suksesshme.
  10. Në fund, ata që vendosin me dal në protesta qytetare e bëjnë këtë për të mos bërë dicka tjetër- të mos ikin nga Maqedonia, përkohësisht ose përgjithmonë.

Lajme të ngjashme

Back to top button