Jashari takoi prokuroren e sapozgjedhur Katica Janeva

Ministri i drejtësisë Adnan Jashari sot realizoi takim protokollar me Prokuroren e sapozgjedhur Katica Janeva.

Ministri i uroi Janevës punë të mbarë në funksionin e ri. Në takim u bisedua për obligimet ligjore që rrjedhin nga ligji që hyri dje në fuqi.

Ministri Jashari premtoi se do të realizohen të gjitha kushtet e nevojshme për funksionim normal të kësaj prokurorie brenda afateve të caktuara ligjore, si dhe do ofrohet mbështetje e plotë teknike ashtu siç parashihet në dispozitat ligjore.

Lajme të ngjashme

Back to top button