Hungaria mbyll kalimet kufitare me Serbinë, refugjatët në grevë urie

Disa qindra refugjatë nga Lindja e Mesme ndodhen në vendkalimin kufitar Horgosh, të mbyllur me vendimin e autoriteteve hungareze me qëllim, ndalimin e kalimit të refugjatëve të cilët përmes Serbisë dhe Hungarisë vazhdojnë rrugën në drejtim të Austrisë dhe Gjermanisë.

Sikurse infromon reporteri i Anadolu Agency (AA) nga vendi Horgorosh, disa dhjetëra refugjatë, kryesisht sirianë, kanë hyrë në grevë urie duke protestuar për shkak të ndalimit të hyrjes në Hungari.

Hungaria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në dy komuna në kufi me Serbinë për shkak të krizës së refugjatëve.

Zëdhënësi i qeverisë hungareze Zoltan Kovacs tha se vendimi për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme është marrë gjatë seancës së sotme.

Masat e reja të Hungarisë në kulmin e kzitës së refugjatëve përfshirjnë edhe vendosjen e ushtrisë në pjesët kufitare të vendit të cilët do të ndihmonin në shtimin e patrullimeve kufitare. Në Hungari në fuqi janë gjithashtu rregullat për të gjithë ata të cilët hyjnë ilegalisht në vend si dhe dënimet me burg për ata të cilët merren me trafikimin e qenieve njerëzore.

Hungaria sot mbylli dy kalime kufitare me Serbinë, gjithashtu si pjesë e masave kufizuese të vendosura për emigrantët që hyjnë në mënyrë të paligjshme.

Që nga fillimi i krizës së refugjatëve në Hungari deri më tani kanë hyrë rreth 200.000 refugjatë duke ecur në këmbë nga Serbia.

Lajme të ngjashme

Back to top button