Kryeministri i Britanisë së Madhe, Cameron viziton kampin e refugjatëve në Liban

Kryeministri britanik, David Cameron, të hënën në mëngjes ka arritur në Bejrut, në një vizitë të paparalajmëruar në kampin e refugjatëve të UNHCR-së në afërsi të kufirit me Sirinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Agjencia libaneze e lajmeve, njoftoi se vizita e Cameron-it është parashikuar të zgjasë vetëm disa orë.

Gjatë vizitës, Cameron nënvizoi se ndihma e shtetit të tij për refugjatët sirianë në vlerë prej 1.5 miliardë dollarë që nga viti 2012, ka ndikuar në dekurajimin e qindra mijëra njerëz në përpjekjet për të shkuar në Evropë duke rrezikuar kështu jetët e tyre.

Qeveria britanike u kritikua javët e kaluara mbi planet e saj për të pranuar vetëm rreth 4.000 refugjatë.

Cameron u detyrua të rishikojë numrin duke paralajmëruar javën e kaluar se vend i tij do të pranojë 20.000 refugjatë sirianë në pesë vitet e ardhshme.

Sipas shifrave të fundit të OKB-së, më shumë se 250,000 persona janë vrarë në Siri që nga fillimi i konfliktit pesë vite më parë. Rreth gjysma e popullatës së shtetit është zhvendosur nga dhuna, nga të cilët më shumë se katër milionë kërkojnë strehim në shtetet fqinje.

Lajme të ngjashme

Back to top button