Halimi: As në kohën e Millosheviqit nuk ka pas këso manipulime

Banorët e Medvegjës që në orët e para të mëngjesit janë nisur për të shkuar në votim në Medvegjë, por ata u ndaluan në pikën kufitare në Mutivodë nga policia kufitare e Serbisë. Arsye e bllokimit të mbi dy mijë qytetarëve dhe rreth 15 autobusëvë për më shumë se 8 orë, në këtë pikë kufitare, pati të vetmen arsye ‘se nuk punonte sistemi i regjistrimit të hyrjeve dhe daljeve’. Për këtë reaguan udhëtarët të cilët ishin nisur për të votuar për Listat Shqiptare të Medvegjës, ku për një moment pati edhe përleshje mes tyre dhe policisë serbe.

Kryetari i Bujanovcit, Nagip Arifi, tha se kjo situatë është e tensionuar. Ai tha se qytetarët duhet të kenë durim deri në zgjidhjen e problemit, dhe nëse nuk zgjidhet problemi ai tha se së bashku me subjektet politike do të gjejnë një zgjidhje.
“Është një situatë shumë e tensionuar. Për herë të parë qytetarët e Medvegjës dojë të votojnë për Listat shqiptare. Ka pas problem që nga orët e hershme të mëngjesi. Unë kam biseduar vetëm me trupin koordinues, kam tentuar të marr edhe njerëz nga Qeveria por nuk kamë mundur të bie në kontakt. Pra çka po shihet situata nuk është e tillë ende ka probleme me anën e Serbisë, por duhet që qytetarët të cilët kanë vendosur të votojnë për Listën Shqiptare të kenë durim dhe deri në fund shpresoj do të jetë një rre gull. Unë tash pas gjysmë ore duhet ta kemi një telefonatë edhe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe besoj që kjo situatë do të qetësohet(…)Çka nëse nuk bëhet atëherë do të ulemi subjektet politike shqiptare dhe do të sjellim një vendim se a janë të pranueshme këto zgjedhje apo jo”, tha Arifi.

Kurse kryetari i Partisë në Veprim Demokratik dhe deputeti popullor, Riza Halimi, për KosovaPress tha se kjo situatë dhe këto manipulime nuk janë bërë as në kohën e Millosheviçit.

“Edhe në kohën e Millosheviçit edhe regjimin e tij këso manipulim, pengesa e bllokada të tilla edhe atëherë nuk kanë pas. I jemi drejtu edhe delegacionit të Kosovës për bisedat në Bruksel ka premtime se do të bëhet procedura më e shpejtë, por prej atij momenti për 45 minuta ka kalu vetëm një autobus , a janë tu prit diku më së paku 14-15 autobusë dhe njerëz që janë e vetura. Me këtë dinamik është e pamundur as gjysma e atyre që presin të vijnë deri në vend votime(…) Këto maltretime tregojnë se çfarë niveli ka Serbia kur është në pyetje aspekti i të drejtave të njeriut, të drejtë më të rëndësishme se vota nuk ka”, tha Halimi.

Lajme të ngjashme

Back to top button