Dekriminalizimi, PD nis verifikimin nga figurat e saj,kryetar komisioni Halim Kosova

Burime nga Partia Demokratike bëjnë të ditur se pranë kësaj partie është ngritur Komisioni i Posaçëm për verifikimin e figurës së përfaqësuesve të saj në të gjitha nivelet e përfaqësimit politik. Ky komision që do të kryesohet nga doktor Halim Kosova, do të filtrojë të gjithë emrat që drejtojnë këtë parti nga nivelet më të ulëta e deri në ato më të larta. Gjithashtu do verifikojë pastërtinë e figurës së kandidatëve të sajë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe të përzgjedhurve të PD për drejtuesit në nivel politik nesër në qeverisje të vendit.

Dekriminalizimi është kauza politike e kryetarit të demokratëve, Lulzim Basha e cila sipas tij, ka nisur të japë dhe frytet e para. Për Partinë Demokratike drejtuesit dhe përfaqësuesit e qytetarëve duhet të jenë njerëzit më me integritet, të mirëarsimuar dhe të respektuar.

Partia Demokratike do të ketë alternativën më të denjë për ti përfaqësuar ata. Praktika e përfaqësimit me kriminelë, trafikantë, njerëz pa shkollë, me diploma fallco duhet të marrë fund një orë e më parë së bashku me autorët e kriminalizimit të pushtetit, dyshen Rama­-Meta.

Lajme të ngjashme

Back to top button