NATO në ankth: Rusia mund ta mbështesë Assadin

Gjersa në njërën anë Rusia zbarkon avionët në Siri, në anën tjetër NATO-ja është shprehur e brengosur mbi rolin e Moskës në këtë vend.

Sipas autoriteteve ruse, dy avionët rusë që kanë mbërritur në Lakatia të shtunën, po bartnin 80 ton ndihma humanitare, transmeton Indeksonline.

Në ndërkohë, ka raporte në rritje që tregojnë se Rusia po e rrit mbështetjen ndaj regjimit sirian.

“Nuk e kuptojmë ende se çfarë Rusia do të bëj në Siri”, ka thënë Komandanti Suprem i NATO-s për Evropë, Philip Breedlove në një konferencë për shtyp. “Kemi dëgjuar histori të ndryshme, që nga operacionet humanitare e deri tek operacionet ushtarake. Mbetet të shihet se për çfarë do të shërbej ky mision në fund. Po e vëzhgojmë të brengosur, dhe për çfarë po brengosemi më së shumti është ndonjë mision që do t’i ndihmonte regjimit të Assadit”, ka shtuar ai, transmeton Indeksonline.

Rusia ka qenë një përkrahëse e palëkundur e Presidentit Bashar al-Assad që prej kur konflikti ka filluar, para katër viteve.

Ndërkaq, Kremlini ka mohuar se po planifikon të organizoj operacione ushtarake në këtë vend, edhe pse ka pranuar se ka furnizuar me armë qeverinë për të luftuar Shtetin Islamik.

Lajme të ngjashme

Back to top button