Edhe 1 milionë sirianë drejt Evropës deri në fund të vitit

Yacoub El Hillo, koordinator humanitar i Kombeve të Bashkuara në Siri ka thënë se edhe një milionë sirianë do të detyrohen të lënë vendet e tyre dhe të ikin drejt Evropës deri në fund të vitit 2015 po që se lufta atje vazhdon me këtë ritëm.

Hillo ka thënë se deri tash konflikti i përgjakshëm në Siri ka zhvendosur një milionë banorë, një konflikt i ashpër që po zhvillohet për pesë vite, transmeton Indeksonline.

Ai i ka bërë thirrje Perëndimit që të ndihmoj organizatat bamirëse që ndihmojnë banorët sirianë, duke paralajmëruar se dimri rreptë i parashikuar nga meteorologët vetëm sa do të sjellë vështirësi edhe më të mëdha.

“Nëse është bërë diçka e madhe për të zgjidhur këtë konflikt përmes instrumenteve politike, ai është treni humanitar që zhvendos sirianët drejt vendeve fqinjë, dhe do të vazhdojë të funksionojë për një kohë të gjatë”, Hillo i ka thënë Reutersit.

“Europa do të përballet me me një krizë refugjatësh, e ngjashme me atë që shtyri themelimin e UNHCR-së në vitin 1950”, ka thënë ai, duke iu referuar themelimit të Agjencisë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara për t’iu ndihmuar të zhvendosurve dhe refugjatëve të Luftës së ll-të Botërore.

Konflikti që ka lënë të vrarë 250,000 që nga viti 2011 ka shtyrë gjysmën e sirianëve të lënë shtëpitë e tyre, duke krijuar thuajse 4 milionë refugjatë, dhe duke zhvendosur mbi 7.6 milionë të tjerë brenda vendit.

Lajme të ngjashme

Back to top button