Sot në Shkup do të mbahet tubim i qetë për solidarizim me refugjatët

Sot në orën 12 në sheshin Maqedonia do të mbahet një marsh paqësor dhe do të organizohen aktivitete me rastin e ditës Botërore të Refugjatëve të titulluar “Mirësevini refugjatë!”.

Marshi organizohet nga Lëvizja Majtiste “Solidariteti”.

“I ftojmë të gjithë qytetarët që të grumbullohen në këtë takim paqësor që të na bashkëngjiten dhe të bëjmë thirrje kundër pjesëmarrjes së pushtetit tonë në botën ku kufijtë mbeten mure, ku ritet pabarazia dhe militarizmi, ku dallimet ndërmjet etnive, nacionaliteteve, refugjatëve dhe emigrantëve si kategori na bëjnë jonjerëzor, ku ikja nga dhuna dhe lufta paraqet kriminalitet, kundër kësaj bote që na shesin një ëndërr të rrejshme se kufijtë e sigurt paraqesin jetë të sigurt”, thonë nga Solidariteti.

Lajme të ngjashme

Back to top button