Hungari, refugjatëve u hidhet ushqimi sikur të ishin kafshë

Videoja që po bën xhiron e rrjeteve sociale, tregon se ç’trajtim kafshëror u bëhet refugjatëve në kampin kryesor në Hungari, në kufi me Serbinë. Videoja ka skena në të cilat shihet se si policët i ushqejnë ata sikur të ishin kafshë, shkruan SYRI.net.

Videoja e ka bërë një vullnetar austriak i cili dje kishte vizituar kampin në vendin Reska në të cilin shihet se si rreth 150 persona me të gjitha forcat rrëmben qeset me sanduiçë të cilat policët me helmeta dhe me maska higjienike u hedhin në hapësirën e rrethuar, njofton AFP.

Në masën kaotike janë edhe gra e fëmijë derisa njerëz të uritur si pa kokë ngrihen për ta zënë bukën në ajër.

“Sikur të ushqejnë kafshët në oborr, si Guantanamo në Evropë”, thotë austriaku Aleksandar Schprizendorfer, i cili e ka postuar këtë video.

Lajme të ngjashme

Back to top button