U lëshua në përdorim SHFK “ Sabedin Bajrami” në fshatin Siniçan

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi, sot lëshoi në përdorim shkollën fillore komunale “ Sabedin Bajrami” në fshatin Siniçan, Komuna e Bogovinës.  Ademi theksoi se 167- të nxënës nga kjo shkollë, meritojnë si të gjithë nxënësit e  tjerë në Republikën e Maqedonisë, të disponojnë kushte bashkëkohore për ndjekjen e mësimit. Kjo nënkupton objekt të ri shkollor, klasë të pajisura, mjete mësimore.

“Udhëtimi për në shkollën qendrore deri te shkolla fqinje në fshatin Kamjanë, në shi, borë, në mot shumë të nxehtë tani më është e kaluar. Nuk ka zgjim para agimit që të mos vonoheni në orën e parë. Shkolla juaj tani më është në fshatin tuaj, pranë shtëpive dhe oborreve tuaja” tha Ademi.

U lëshua në përdorim SHFK “ Sabedin Bajrami” në fshatin Siniçan

Objekti i ri shkollor kushton 20.180.583 denarë, mjete të ndara nga buxheti i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

“Për ndërtimin e shkollës “ Sabedin Bajrami” e cila përfshin një sipërfaqe prej 1050 m2, Ministria e Arsimit dhe Shkencës investoi  20.180.583 denarë. Përveç dhjetë klasa dhe dy kabinete, në shkollë ka edhe bibliotekë, për të cilën dua të them se ka rëndësi shumë të madhe për nxënësit, sepse për çdo libër të lexuar pasurohet fjalori dhe fitohen njohuri të reja” shtoi Ademi.

Duke përgëzuar  inaugurimin e shkollës së re, Ademi tha se obligim i jonë  është të krijojmë infrastrukturë bashkëkohore arsimore, kurse detyrë e juaja është që ta shfrytëzoni maksimumin  e saj dhe të arrini rezultatet edhe më të mira.

Lajme të ngjashme

Back to top button