RDK: Parlamenti të sjell ligj për dekriminalizimin e të gjithë figurave publike

Sipas Rilindjes Demokratike Kombëtare, sjellja e një ligji për dekriminalizim të të gjithë figurave publike do të ishte një ligj komplementar me marrëveshjen e fundit të Përzhinos që duhet zbatuar si një obligim i patjetërsueshëm për një fillim të ri dhe të shëndoshë për vendin në përgjithësi.

“Rilindja Demokratike Kombëtare thekson se tani është momenti i duhur që parlamenti i vendit të sjellë ligj të ri për dekriminalizimin e të gjithë figurave publike, duke filluar me pushtetin ekzekutiv e deri te pushtetin lokal, i ngjashëm me ligjin që kohëve të fundit është propozuar për realizim edhe në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në komunikatën e Rilindjes Demokratike Shqiptare.

Sipas tyre, sjellja e një ligji të kësaj natyre do të duhet të pranohet si një ide e arsyeshme duke pasur parasysh se iniciativa dhe zhvillime të kësaj natyre janë duke ndodhë në tërë Ballkanin Perëndimor, si një kërkesë e drejtpërdrejtë nga organizmat e ndryshme ndërkombëtare.

RDK vlerëson se sjellja e një ligji të tillë do t’i sfidonte të gjithë partitë politike dhe do të jep shpresë për daljen nga kriza politike.

“Në të njëjtën kohë, ky ligj i ri do të sfidonte të gjithë partitë politike për sinqeritetin e tyre për të respektuar marrëveshjen e fundit për zgjidhjen e krizës së thellë politike. Përfundimisht, sjellja e një ligji për dekriminalizim të politikës do të jepte ndonjë shpresë te populli i rëndomtë që me të drejtë kanë humb çdo shpresë dhe besim te këta politikan thellë të kriminalizuar gjatë një periudhe të gjatë kohore”, shtojnë nga RDK. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button