Refugjatët në Hungari protestojnë për trajtimin e tyre

Refugjatët që kanë hyrë nga Serbia në Hungari kanë protestuar duke pretenduar se kanë pritur për orë të tëra në vendin e qëndrimit në rajonin Röszke, raporton Anadolu Agency (AA).

Qindra refugjatët të cilët pas hyrjes në Hungari janë drejtuar nga policia në pikat e qëndrimit dhe më pas janë transportuar për në qendrat e regjistrimit me autobusë, kanë reaguar për shkak të pritjes me orë të tëra. Mësohet gjithashtu se herë pas here mes policisë dhe refugjatëve ka patur tensione.

Refugjatët gjithashtu theksohet se kanë patur vështirësi gjatë transportimit të tyre me autobusë, ku një numër i madh i grave dhe fëmijëve janë rrezikuar për tu shtypur me njëri-tjetrin. Refugjatët gjithashtu kanë hedhur slogane si “Merkel”, “Jo kampit”, “dëshirojmë të shkojmë në Gjermani”.

Një refugjat për gazetarin e AA-së tha se në pikën ku mblidhen së bashku kanë pritur më shumë se 15 orë dhe se ende nuk janë në dijeni se kur do të dërgohen në qendrën e regjistrimit.

Në të njëjtën rajon refugjatët pak kohë më parë kishin tentuar të ecnin drejt kampit të azilantëve për të mos pritur më gjatë, por pasi policia i pengoi këtë u përjetuan tensione.

Lajme të ngjashme

Back to top button