Elina Duni sjell “Dallëndyshet” në Shkup

 Tirana, Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Serbia janë pikat e turit Ballkanik të këngëtares shqiptare, Elina Duni gjate te cilit do të prezantojë albumin e saj “Dallëndyshe”.

Turi do të nisë me Tiranën ku janë përfshirë dy mbrëmje artistike, më 14 dhe 15 shtator, kur koncerti do të mbahet në Sallën e Koncerteve te Katedralja Orthodokse në Tiranë.

Ndërkaq, në Shkup të Maqedonisë është paraparë vetëm një koncert, ai i datës 16 shtator që do të mbahet në Shtëpinë e Armatës, për të vazhduar më pas me Prishtinën, më 18 shtator, koncert që do të mbahet në Parkun e Gërmisë.

Kurse turin Ballkanik të Elina Dunit do ta përmbyllë Serbia, pikërisht më 19 shtator ku koncerti do të mbahet në Shtëpinë e të Rinjve të Beogradit.

Lajme të ngjashme

Back to top button